Dje (11 prill) dhe zyrtarisht pas një mbledhje me shumë tensione, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji vendosi për rritjen e çmimit të rrymës për 16 për qind.
Vendimi i anëtareve të Bordit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për 16 për qind ka nxitur reagime të shumta. Më të ashprat kanë ardhur nga partitë opozitare, të cilat po bëjnë përpjekje për të formuar shumicën e re parlamentare për t`i formuar institucionet.
Zyrtarët e këtyre partive kanë bërë me dije se do të marrin masa ndaj bordit të ZRrE-së pas konstituimit të Kuvendit dhe se kërkojnë edhe se do të kërkojnë edhe shkarkimin e këtij bordi.
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do të kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRrE-së.
Ajo ka thënë se do të ftohet në raportim edhe bordi aktual, për të kërkuar revokimin e vendimit.
“Pas postimit të fundit, shumë qytetarë po më pyesin: Çfarë do të bëjë LDK-ja lidhur me vendimin e ZRRE-së? Ja përgjigjja: Sapo të konstituohet Kuvendi, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të thërrasë në raportim bordin e ZRRE-së. Do të kërkojmë që urgjentisht ky bord ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%. Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së”, ka shkruar ajo.
Ajo ka vlerësuar se të gjithë deputetët e legjislaturës se re duhet të kërkojnë shkarkimin e këtij bordi.
“Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual. Nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim. ZRRE-ja duhet të ketë një bord profesional dhe transparent, që publikon pasqyrat financiare (fitimet) të KEDS-it dhe KESCO-s. Kuvendi gjithashtu duhet të ketë raport të saktë për tregtinë me energji, por edhe për investimet që KEDS-i është i obliguar t’i bëjë në rrjet, sipas kontratës”, ka shkruar Bajrami.
Kurse, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se bordi i ZRrE-së është instrumentalizuar nga Qeveria Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky institucion është bërë mashë e Kurtit.
“ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë. Sepse mendësia e kësaj kaste nuk është të qeverisë, por të sundojë, e një popull i shtyrë drejt varfërisë, sundohet më lehtë. Por jo, Albin. As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish”, ka shkruar Çitaku, raporton lajmi.net
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kjo parti sapo të konstituohet kuvendi do ta thërrasin në raportim bordin e ZRrE-së.
Mustafa tha se do të kërkojnë që urgjentisht bordi i ZRrE-së ta revokojë vendimin e sotëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16 për qind.
“Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual”, u shpreh ai.
“Nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim. ZRRE-ja duhet të ketë një bord profesional dhe transparent, që publikon pasqyrat financiare (fitimet) të KEDS-it dhe KESCO-s”, tha Mustafa.
Ky vendim dhe kjo mbledhje, u përcoll me ‘zënka’ të shumta mes gazetarëve dhe zyrtareve të ZRrE dhe u mbyll me një protestë paqësore nga qytetarë të shumët që mbanin në duar pankarta kundër