5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

ZRrE jep detaje rreth vendimit për tarifat e energjisë elektrike

- Advertisement -

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të IV-të me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2022, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO).

Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar.
“Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit