Gazetarët nuk e lëshojnë mbledhjen e ZRRE-së pa marrë përgjigje se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu tha se do të dalin me komunikatë dhe kërkoi që gazetarët ta lëshojnë sallën e mbledhjes.