2.4 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

ZRrE e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovës, thotë Kryetari i Odës Ekonomike

- Advertisement -

Oda Ekonomike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal ndaj kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i akuzuar për moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë. Nga ZRRE-ja kanë deklaruar se aktgjykimi i Supremes “nuk ka urdhëruar pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, në një intervistë për “60 Minuta” në KTV, tha se bizneset janë këshilluar të padisin ZRRE-në për dëmet e shkaktuara. Sipas tij, Gjykata Supreme “e ka kthyer çështjen në pikën zero”, duke nënkuptuar rikthimin e bizneseve në shërbimin universal.

“Gjykata Supreme thotë se kjo nuk është çështje administrative, që nënkupton se të ka kthyer në pikën zero. Kërkesa jonë ka qenë të kthehen bizneset në shërbimin universal, të përgatitet baza ligjore dhe konkurrenca siç ka rekomanduar Supremja”, u shpreh Rafuna. Ai konfirmoi se pas kallëzimit penal, OEK-u u ka rekomanduar bizneseve të nisin padi për “dëmin dhe pagesat më të larta sesa në shërbuesin universal”.

Rafuna deklaroi se veprimet e ZRRE-së kanë “dëmtuar klimën e biznesit”, përfshirë ndërprerjet e energjisë “me Polici” dhe rritjen e çmimit të energjisë. Sipas tij, mungesa e investitorëve të huaj lidhet edhe me këtë situatë. Ai paralajmëroi se çdo rritje e re e çmimit të energjisë “do të ishte fatale për ekonominë dhe qytetarët”.

Të ngjashme

Të fundit