7.9 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

- Advertisement -

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind për periudhën 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Caktimi i tarifave për 2025-2026  u bë pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Një protestë u mbajt po atë ditë për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues./Reporteri.net/

 

Të ngjashme

Të fundit