9.4 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

ZPS del me njoftim të ri për kufizim kontaktesh për Thaçin, Veselin dhe Selimin

- Advertisement -

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi një sërë masash që kufizojnë kontaktet dhe komunikimet e tre prej të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Trupi Gjykues ka miratuar disa prej atyre masave.

ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

“Hetimet e ZPS-së lidhur me pengimin e drejtësisë tregojnë se tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara tek ata për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e ri të ZPS-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit