24.8 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Zotimi qeveritar për një vend pune për familje, fjalë apo realitet?

- Advertisement -

Ministri i Punës, Hekuran Murati deklaroi se numri i rasteve sociale është ulur për 27 për qind.

Murati këtë e ilustroi edhe me grafikone kur në rrjete sociale shkroi se nga marrja e mandatit, rreth 7 mijë familje më pak janë në asistencë, pasi atyre iu ofruan  vende pune, raporton Klan Kosova.

Por, një mbështetje e tillë qeveritare, po del se fillin e kishte kohë më parë, nga një paraardhës i Muratit në këtë post.

Skender Reqica, ish-ministër i Punës e Mirëqenies Sociale, po thotë se këto shifra nuk janë reale.

Këtyre matjeve nuk i beson as edhe ekonomisti Bashkim Mustafa. Ky madje po thotë se u janë bërë dallavere.

Ligji për ndihmë sociale është miratuar në vitin 2003, ndërkaq përfituese nuk mund të bëhen familjet që kanë një anëtar të aftë për punë e as ato që nuk kanë fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Të ngjashme

Të fundit