Home Lajme Zotimi për rritjen e pagave për 50%, Mustafa: Shkak i nevojës për ngritjen e standardit të jetesës

Zotimi për rritjen e pagave për 50%, Mustafa: Shkak i nevojës për ngritjen e standardit të jetesës

0
Zotimi për rritjen e pagave për 50%, Mustafa: Shkak i nevojës për ngritjen e standardit të jetesës

Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Mustafa, shpalosi në emisionin “Euro n’7” një pjesë të programit të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mustafa theksoi se plani ekonomik i PDK-së synon të përmirësojë kushtet e jetesës duke ofruar masa mbështetëse që do të rrisin mundësitë për zhvillim në sektorin privat. Ai shtoi se këto politika do të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për punëtorët.

Për sektorin publik, Mustafa tha se paga do të rritet menjëherë për 50%. Ai shpjegoi se ky rritje është e nevojshme për të përmirësuar standardin e jetesës për qytetarët, duke siguruar burimet e nevojshme për realizimin e saj. Si shembull, ai përmendi rritjen e pagës për shërbyesit civilë, duke thënë se një punonjës me pagë prej 600 eurosh do të arrijë në 900 euro.

“Ne do të zbatojm planin tonë gjithëpërfshirës për rigjallërim të sektorit privat në mënyrë që ky sektor të jetë në gjendje të ofroj kushte e jetë më të mirë për secilin punëtor”, tha ai ndër të tjera.

“Ky 50% nuk ka ardh prej dëshirës së dikujt por për shkak të nevojës së domosdoshme për ngritje të standradit të jetesës së qytetarëve tanë dhe për këtë janë siguruar edhe mjetet e nevojshme. Paramendoni një shërbyes civil që akutalisht ka pagën 600 euro do të bëhet 900 sepse është mënyra e vetme për të bërë një kapërcim të nevojshëm ashtu siç e kemi bërë në vitin 2011 kur i kemi rritur pagat për të jetuar dinjitetshëm”, deklaroi më tej anëtari i PDK-së.

Exit mobile version