8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zotimi i Thaçit për shuarjen e strukturave paralele, Ashton tregon në librin e saj për bisedimet në Bruksel

- Advertisement -

Kanal 10 sjell detajet e librit të botuar të Baroneshës Ashton dhe takimet e vështira Thaçi-Daçiq në Bruksel.

Arritja e marrëveshjes në Bruksel dhe tema e Asociacionit ka rikthyer në vëmendje fillimin e këtij procesi në vitin 2011. Ish udhëheqësja evropiane Baronesha Ashton para ca ditësh ka botuar librin e saj në SHBA, ku zbulon detaje të pathëna për takimet e para Thaci-Daçiq që quan në marrëveshjen e Prillit. Kanal 10 sjell detajet e kapitullit për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

E pensionuar nga politika, baronesha Catherine Ashton që dikur udhëhiqte dialogun Kosovë-Serbi, ka rikthyer historinë e fillimit të këtij procesi përmes librit të saj të fundit “Çka pastaj: brenda tregimeve te diplomacisë së shekullit 21”.

Ajo ka zgjedhur ta prezantoj librin para publikut amerikan në Qendrën Ëilson, i shoqëruar në panel edhe nga diplomati me përvojë, Philip Reeker.

Qysh në fillim, Ashton thotë se duke marrë parasysh historinë e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishte aspak e lehtë të uleshin në tavolinë përfaqësuesit e dy shteteve.

“Duke pasur parasysh historinë, nuk është për t’u habitur që kur mblodha së bashku kryeministrin e Serbisë, lvica Daçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të vitit 2014, la shumë në audiencë me gojë hapur. Në fund të fundit, Daçiq kishte qenë zëdhënës i Millosheviqit, dhe Thaçi udhëheqës i UÇK-së. Teksa u ulëm atje, duke diskutuar për Marrëveshjen e Brukselit që filloi normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, u mahnita nga fakti se sa e zakonshme ishte bërë të qenit së bashku por jo lehtë të anashkalosh ose të nënvlerësosh momente të tilla të arritjes” Fq113

Ajo në libër sqaron se tema e statusit të Kosovës nuk ishte asnjëherë në tavolinë por normalizimi mes dy shteteve, veçmas pas trazirave në veri në vitin 2011, djegien e pikave kufitare dhe vrasjen e një polici të Kosovës.

Ashton i mohon edhe zërat për kthimin e veriut nën sovranitetin e Serbisë.

“Disa argumentuan se zgjidhja ishte kthimi i territorit në veri të lumit Ibër përsëri në Serbi, ku serbët e veriut të mund të lëvizni lirshëm në atë pjesë. Nuk kishte oreks për këtë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, dhe pak në komunitetin ndërkombëtar” fq.114

Detaje shumë intersante, ajo ka dhënë edhe për takimin e parë të Thacit dhe Daciqit në Bruksel, e vecmas përshkrimi që u bën atyre.

“Thaçi, i gjatë dhe i veshur mirë, ai kishte prezencë, por mund të them se ishte nervoz: ky ishte një territor i paeksploruar që nuk do t’i bënte as miq në shtëpi. Shqetësimi i tij ishte i justifikuar. E njëjta gjë ishte e vërtetë për Daçiq, i cili e përdori kohën e tij për të shpjeguar pozicionin në të cilin ishte Serbia” 116.

Për dallim nga takimet e para që sipas librit të Baroneshës shkuan mirë mes të dyve, në takimet e tjera tensionet u rritën dhe kishte momente të pakëndshme.

Po ashtu, ajo shkruan se në vendet e tyre pakënaqësia politike po rritej, veçmas në Kosovë ku partia e Albin Kurtit, Lëvizje Vetëvendosje e kundërshtonte çfarëdo lloje dialogu pa kushte me Serbinë.

Mes detajeve nga temat e diskutuara, ajo zbulon zotimin e Thaçit për shuarjen e strukturave paralele në veri të Kosovës që mund të propozonte amnisti për mos pagesën e taksave por jo për ata që kanë kryer krime lufte.

Sikurse edhe pritej, tensioni më i madh kishte ndodhur për Asociacionin, që sipas Ashton, Serbia kërkonte emërtimin Bashkësi të Komunave me Shumicë Serbe ndërsa Kosova Asociacion, bazuar në ligjet e saj.

Në këtë libër, të publikuar para disa ditësh, ajo ka zbuluar edhe shumë detaje të tjera të padëgjuara për negociatat, tensionet mes palëve dhe karakterin e liderëve të Kosovës e Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit