Home Lajme “Zoti ua pranoftë lutjen”: Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga deputetët e VV-së

“Zoti ua pranoftë lutjen”: Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga deputetët e VV-së

0
“Zoti ua pranoftë lutjen”: Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga deputetët e VV-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në iftarin e sontëm të shtruar nga deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani, Gramoz Agusholli, Visar Korenica e të tjerë.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë kohës së iftarit, Kurti ka folur për rëndësinë e agjërimit, duke u thënë agjëruesve se na e kujtojnë “rëndësinë e anës shpirtërore të njëriut”.

“Nëpërmjet agjërimit në muajin e Ramazanit, ky përkushtim merr intensitet të veçantë. Prandaj ju falenderoj edhe që me këtë agjërim po na e kujtoni se sa është e rëndëishme per secilin prej neve që ana shpirtërore e njeriut është e pazëvendësueshme, është e domosdoshme,”- ka thënë Kurti.

“Le te jetë ky muaj i bekuar e i shenjtë i tillë që ta kujtojmë edhe në 11 muaj të tjerë të vitit,”- ka shtuar më tej kryeministri, duke falënderuar për ftesën që i është bërë e duke uruar pranim të lutjeve.

Exit mobile version