11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

“Zoti të marroftë”, Syla i reagon Taravarit pas takimit me kreun e VMRO, e quan Abazoviq 2.0

- Advertisement -

Pas takimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski me Arben Taravarin, ish- kandidat i VLEN për president, ka reaguar analisti Valon Syla.

Syla në një reagim në FB e ka krahasuar Taravarin me Dritan Abazoviqin.

“A po del Taravari, si Abazoviqi 2.0. Te kqyrim mbeshtetjen e shqiptarëve. Vota ndaj tij tashmë ashiqare eshtë anti-shqiptare. Zoti e marroftë! #albanologji”, ka shkruar Syla në FB-në e tij.

Takimi i dyshes si duket ka kaluar pa i njoftuar mbështetësit e koalicionit VLEN nga Kosova.

Këtë e dëshmon deklarata e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili gjatë një prononcimi tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë takim dhe se nuk do t’u kishte preferuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ta votojnë kandidaten e VMRO-DPMNE-së për presidente, pasi që e njëjta ka koncept antishqiptar tha Konjufca.

Nuk janë dhënë detaje se pse është bërë ky takim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit