1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

“Zoti s’më ka thënë gjë”, shfaqja epike e Marcelo Lippit me Taribo West

- Advertisement -

Taribo West është një personazh i veçantë i botës së sportit. Mbrojtësi ka luajtur edhe me klube të mëdha si Milani dhe Interi, ndërkohë që Christian Vieri ka zbuluar gjatë periudhës së pandemisë një nga historitë më interesantë të nigerianit kur luante me zikaltrit.

Bobo, duke biseduar në një lidhje direkte me Marco Materazzin, tregon episodin e çuditshëm që kishte ndodhur mes Taribo West dhe Marcello Lippit, kur ky i fundit drejton skuadrën nga Milano.

“Ishte mëngjesi i një të shtune dhe ne të gjithë po rrinim rreth e rrotull Lippit, kur ai na tha formacionin dhe pastaj ne mund të dilnim jashtë e të kryenim seancën stërvitore.

Taribo West doli përpara të gjithëve dhe me zërin e tij të trashë i tha trajnerit: ‘Mister, Zoti më tha se unë duhet të luaj’. Në atë moment unë fillova të qeshja”, i tregon Vieri Materazzit.

“E qeshura ime u bë edhe më e madhe nga përgjigjja epike e Lippit. ‘Sa e çuditshme, sepse nuk më tha asgjë mua’. Aty për pak sa nuk e bëra në brekë nga të qeshurat”, kujton goleadori, i cili tani është aktiv në Twitch me Bobo TV.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit