“Zoti refuzon luftën”, Papa: Feja nuk mund të përdoret për të justifikuar konfliktet e armatosura

- Advertisement -

Gjatë meshës të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Pope Leo XIV ka dhënë një mesazh të fortë kundër luftës, duke theksuar se feja nuk mund të përdoret për të justifikuar konfliktet e armatosura.

“Jezusi, Mbreti i Paqes, e refuzon luftën. Askush nuk mund ta përdorë atë për të justifikuar veprime luftarake”, deklaroi Papa.

Ai shtoi se Zoti nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato, duke ofruar në vend të kësaj ngushëllim për të shtypurit dhe viktimat.

Deklarata e tij vjen në një moment të tensioneve të larta globale, ndërsa konflikti mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka hyrë në javën e pestë, dhe Rusia vijon fushatën ushtarake në Ukraine.

Papa theksoi indirekt edhe shqetësimin për përdorimin e fesë nga liderë politikë për të justifikuar veprimet e tyre, duke bërë thirrje për paqe dhe reflektim në një kohë konfliktesh të shumta në botë.

Të ngjashme

Të fundit