22.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Zotëriu i Parë publikon fotografi nga pritja e Melania Trump

- Advertisement -

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar fotoalbumin nga pritja e Zonjës së Parë të ShBA-së, Melania Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në këtë ngjarje, Zonja e Parë lansoi iniciativën e saj globale “Fostering the Future Together”, që ka për qëllim fuqizimin e rinisë.

Rreth kësaj iniciative, ai tha me anë të një postimi në Facebook se Kosova do të mbështesë fuqishëm iniciativën globale “Fostering the Future Together” të Zonjës së Parë të ShBA-së, Melania Trump.

“Kosova do ta mbështesë fuqishëm ketë iniciativë dhe do të marrë pjesë aktive në këtë platformë, e cila synon të fuqizojë të rinjtë tanë përmes përvojave dhe programeve amerikane në inteligjencë artificiale dhe teknologji, duke i afruar me mundësitë globale dhe inovacionin”, shkroi Sadriu.

Të ngjashme

Të fundit