Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se lëvizjet e Rusisë në Ukrainë janë të pakuptimta. Gorani ka thënë se rusët dhe ukrainasit ndajnë një kulturë dhe histori të përbashkët.
Gorani ka thënë se afërsia e këtyre dy popujve është sikur afërsia e Shqipërisë me Kosovën.
“Pra është e pakuptimtë cfarë po do të bëjë Rusia me këtë. Unë si qytetar jam i stepur dhe nuk muj të marr vesh se cfarë po ndodhë dhe cila është e fundit e kësaj. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është e ngjashme sikur, Zot mos e bëj, Shqipëria të bombardojë Kosovën. Sot i pash njerëzit në Kiev ku thonin se nuk po e kuptojmë se si po sulmohemi neve një popull që e kemi vëlla. Historikisht dhe kulturalisht dhe identitetarisht në cfarëdo niveli është një afërsi që sikur afërsia e popullit rus me ukrainas kuptohet si afërsi e një populli homogjen. Në rregull Ukraina e ka shpallur pavarësinë po në fund të fundit edhe Kosova”, thotë ai.
Tutje Gorani thotë se Putin po i shpallë luftë botës me këto lëvizje dhe se Serbisë i ka ardhur koha të qartësojë rreshtimin e saj a është pro-perendimore apo pro-lindore.
“Është e pakuptimtë, sikur për shumë njerëz, se cfarë po don Putin të bëjë më këtë. Cfarë ka bërë ai është që ka armiqësuar një botë të tërë. Ajo cfarë dëgjova nga Biden sot në disa fjalë tha se kjo është lufta e Putin kundër botës. Fjalë të zgjedhura. Ai po armiqëson veten me botën. Kushdo që rreshtohet me Putinin në këtë rrugë armiqësohet me perëndimin. E kemi një shtet që flirton edhe me perëndimin dhe lindjen. Ajo është Serbia. Për herë të parë në histori të tyre duhet të qartësojnë se ku anojnë ata në këtë habi gjeopolitike”, përfundoi ai.