Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, lidhur me paqartësitë rreth draftit të Asociacionit, shkruan se kjo shkon në favor të situatës sikur thënia ‘Zot bone llugë’.
“Asociacioni sa mi i komplikum aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë”, shkruan ai, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Asociacioni sa mi i komplikum aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë.
1) Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët.
2) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak kuptohet drejtë dhe mirë.
3) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak do ta kundërshtojnë .
4) Aq më pak do të kuptohen mirë dhe drejtë kundërshtimet që i bëjnë opozita dhe gjithë të tjerët.
5) Aq më pak do të dëmtohet Qeveria Kurti dhe VV-ja.
6) Aq më larg zemrës
7) Aq më shpejt harrohet
8. Aq më keq do të bëhet
Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina……..
– vazhdone ju miq listën edhe pse zor me qenë më kreativ se Qeveria në komplikime e paqartësi.