20.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

“Zonja” kërkon Zhegrovën, sulmuesi i Kosovës mund të transferohet te Juventus në Serie A

- Advertisement -

Një tjetër futbollist pritet t’i bashkohes kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serie A.

Juventus ka zgjedhur Edon Zhegrovën si lojtarin që do të plotësojë skuadrën për sezonin e ri.

Dy të përditëshmet e mëdha italiane, “Corriere Dello Sport” dhe sidomos “Tuttosport” gjithmonë e mirë informuar për atë që ndodh te “Zonja e Vjetër” kanë vendosur sulmuesin e kombëtares së Kosovës në faqen e parë.

Sipas tyre, Juventus ka lëvizuar zyrtarisht në merkato për të marrë shërbimet e 26 vjeçarit, i cili më parë ka qëne edhe në orbitën e kampionëve të Napolit.

Por tani gjërat kanë ndryshuar.

Zhegrovës i skadon kontratë me Lillë në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa si futbollisti ashtu edhe klubi francez kërkojnë një sistemim përfundimtar.

Pista e Juventus është konkrete, ndërsa te skuadra bardhezi, Zhegrova do të gjente shokun e tij Jonathan David, me të cilin shkëlqyen në edicionin e fundit në Francë dhe Europë.

Gjithsesi, Juventus duhet t’I bëjë llogaritë me një garë të fortë me Olimpik Marsejë, që gjithashtu kërkon të transferojë sulmuesin e Kosovës.

Sipas “Transfermartk”, kartoni i Edon Zhegrovës vlerësohet 25 milion euro, por për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit, Lille mund të mjaftohet edhe me shumë më pak se kaq për të lënë të lirë sulmuesin.

Të ngjashme

Të fundit