Ministri në dorëheqje, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nga aksioni i Policisë së Kosovë janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
Sveçla tha se “terrorizmi i sponzorizuar nga Serbia, nuk ka vend në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.
Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë.