Zëvendës-ministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, që vjen nga VV-ja, i ka penguar shumë statusi i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në mbështetje të protestës së 7 gushtit.
Duke e shpërndarë deklaratën e Mustafës, eksponenti i VV-së e ka etiketuar atë me një emër sllav.
“Komandant Sava!”, ka shkruar Zogiani në postimin plot vrer kundër Isa Mustafës.