Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, i ka kritikuar gazetarët që po marrin pjesë në takimin e LDK-së me gazetarë e opinionistë “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”, pas sanksionimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Zogiani ka pyetur se a mundet këta gazetarë të pretendojnë tash e tutje se janë të paanshëm.
“Keta “gazetaret” qe kane shkuar ne kete triaden e LDK me titull, “Rruga pa Kurtin”, a munden me pretendu tutje se jane te pavarur e te paanshem?!”, ka shkruar Zogiani.