Analisti politik, Petrit Zogaj, ka vlerësuar se retorika e ashpër e Vetëvendosje kundër Listës Serbe, paradoksalisht i shërben interesave strategjike të Serbisë.
Përmes një reagimi në Facebook, Zogaj ka zbërthyer tri arsye pse kjo qasje, sipas tij, është e dëmshme për Kosovën dhe e favorshme për Beogradin zyrtar:
“Eshte interes strategjik per Serbine retorika kunder listes serbe ne Kosove.
E para, Kurti dhe te tijet, po e paraqesine listen serbe si problem per Kosoven, e jo Serbine ai te tille.
E dyte, duke e luftu nje parti politike minoritare, Serbia po e ka te lehte argumentimin qe Kosova po i lufton te drejtat e pakices serbe me vend.
Dhe e treta, qe eshte gati me e rendesishmja, Kosova, vetedijeshem po i shtyne serbet lokal qe asnjehere mos me e konsideru Kosoven si shtetin e tyre. E kjo, i garanton Kosoves destabilitet te perhershem, deri ne ndonje aranzhman tjeter administrativ.
E gjithe kjo po behet vetem e vetem qe Kurti me vazhdu me qendru ne pushtet-pa pike kerkese per llogaridhenie per qeverisjen e Kurtit apo edhe diskutim per bllokaden 1 vjecare.
Opozita aktuale eshte brenda logjikes se fushates se Kurtit dhe LV-se ne lidhje me listen serbe, rrjedhimisht e ka te pamumdur ta kundershtoje, e aq me pak te fitoje ndonje pike gjate kesaj fuahate parazgjedhore.”





