Njohës i zhvillimeve politike Petrit Zogaj, ka reagaur në Facebook pasi Nacionale publikoi fotografi, ku dëshmohet se Dejona Mihali ua shkruan statuset e fjalimet deputetëve të VV-së. Madje ajo ua tregon edhe kohën se kur t’i publikojnë ato.
Zogaj ka thënë se Mihali me vetëdije ia ka krijuar vetit portretin e gruas së diktatorit famëkeq Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhës.
Sipas Zogajt, në fakt Mihali është e dërguara e Kurtit, për t’i nënshtruar vullnetet politike brenda VV-së.
“Dejona Mihali, me vetedije ia ka kriju vetes portretin e Nexhmije Hoxhes brenda LV-se, e edhe jashte saj. Deputetet e LV-se nuk eshte qe e dojne kete figure brenda partise, mirepo, kane frike qe ta kundershtojne ate per shkak te pasojave qe munden me i pase nga lideri i partise. Dejona eshte e derguara e Albinit qe me i nenshtru vullnetet politike te deputeteve brenda kesaj partie. Kjo menyre e funksionimit te partise ne pushtet, ndoshta edhe i pelqen Dejones, mirepo, shperfytyrimi i saj si “dora e hekurt” e pushtetit po behet ne kohe reale, e jo sikur me rastin e Hoxhes gjate komunismit. Per te qene te sakte pra, abuzimin me deputetet e LV-se po be e ben Albini, e jo Dejona”, ka shkruar Zogaj.