Ai në Facebook propozoi se si mund të bojkotohet fushata e partisë në pushtet.

Postimi i plotë:

Bojkotojeni fushaten zgjedhore te LV-se.

Meqe LV ka marre vendim te paprecedente qe te bojkotoje debatet politke kryesore ne vend, keto media jane ne te drejten e tyre te padiskutueshme qe te bojkotojne fushaten zgjedhore te LV-se. Ketu e kam parasysh qe ekziston KPM-ja dhe ligjet qe duhet t’i permbahen; megjithate, ka menyra sesi ky bojkot mund te ndodhe.

Se pari, t’i jepet minutazha e kerkuar per LV-ne, por nuk komentohet, nuk diskutohet per oferten e tyre dhe as krahasohet ajo oferte me opoziten.

E dyta, gjate debateve politike nuk permendet numri i LV-se dhe as i kandidateve, por veten jepen pamje.

Se treti, kurdo qe flitet per programet e partive politike, dhe kur rendi eshte qe te diskutohet LV-ja, te diskutohet vetem premtimet e 2021 dhe realizimet e tyre gjate ketij mandati qe po perfundon, e as assesi se cfare po premtojne tash. Mungesa e tyre ne studio televizive u jep te drejte studiove/emisioneve te merren vetem me ato qe jane premtuar me 2021 dhe cfare ka ndodhur me to me 2025. Saktesisht premtimet e 2021 jane problem per LV qe s’po shkon ne studio televizive. E kjo duhet perseritur sa me shume qe e mundshme.

E fundit, nuk jepen ne asnje variant sulmet e LV-se ndaj partive opozitare, sepse tek e fundit sulmet nuk jane pjese e programit politik, por propagande dhe media mundet me zgjedh se cfare transmeton.

Keshtu, LV do te merrte nje mesim, e qytetaret e Kosoves do t’u behej nje sherbim i mire. Pra, bojkotojeni fushaten e LV-se, e kjo vlen edhe per mediat qe LV nuk i ka bojkotu ende. Sepse eshte vetem ceshtje kohe qe edhe ato do t’i bojkotoje, packa se nuk u ben nder.