-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Zogaj: Shumica e dëshmive të krimeve serbe janë shkatërruar pas luftës

- Advertisement -

Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj pas rrëfimit që bëri Fadil Muqolli bëri në “INFO10”, dekaroi se në rastin konkret në vendin që ka ndodhur krimi pas konservimit të shtëpisë kemi në plan që ta bëjmë muze.

Ai ka falënderuar Muqollin për kujdesin që ka pasur për këtë shtëpi në ruajtjen e dëshmive të krimeve serbe.

Zogaj ka thënë që si shtet janë duke punuar në memorizimin e ngjarjeve dhe konservimin e objekteve mirëpo sipas tij po ballafaqohen me raste kur familjarët po rezistojnë dhe nuk po lejojnë që të zhvillohen punime për shkak të problemeve pronësore.

Ai tutje ka thënë se kemi pak dëshmi dhe relikte nga këto masakra dhe krime, duke përfshirë rroga dhe gjësende tjera pasiqë një pjesë e shtëpive janë rrënu për shkak të vonesave të shtetit për të intervenuar.

“Shumica prej tyre janë zhdukur fatkeqësisht por ato që kanë  mbetur do të mundohemi me i ruajt”, tha Zogaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit