Deklaratat e jashtëzakonisht kontraverse të deputetit Albin Kurti, të dhëna para dy ditësh në Shtetet e Bashkuara, kanë ngjallur reagime të ashpra, me njohës politikë që kanë kritikuar tezat e çuditshme të Kurtit në lidhje me vendimin e ShBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik. Analisti politik Petrit Zogaj vlerëson se këto qëndrime i japin Serbisë një mjet të gatshëm për të paraqitur Kosovën si faktor problematik në rajon.
Sipas Zogajt, një memo e mundshme nga Ministria e Jashtme e Serbisë me titullin “Kosova nuk shqetësohet për interesat amerikane në Ballkan” do të shpërndahej lehtësisht në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan, pa pasur nevojë për përkthim apo interpretim shtesë.
“Kosova nuk shqetesohet per interesat amerikane ne Ballkan.” Ky mund te jete titulli i nje memo nga ministria e jashtme te Serbise pas deklarimeve te kryeministrit te Kosoves dhene para dy dite ne ShBA, dhe e njejta memo shperndahet ne Shtepi te Bardhe, Departament te shtetit dhe kongres. Nuk i duhet as perkthimi, sepse Kurti eshte mjafte i kujdesshem qe keto deklarime t’i jep ne anglisht. MPJ-se serbe nuk i duhet asnje angazhim shtes per ta paraqitur Kosoven si problematike ne rajon. I ka te gatshme, te artikuluara qarte, e ne shume raste nga kryeministri i Kosoves.
Nderkohe, nuk ka administrate me te pershtatshme sesa kjo aktualja ne ShBA qe t’i thuhet qe s’me interesojne e shqetesojne interesat e tua ne Ballkan. Me te njejte monedhe dhe me plot te drejte mundet me ta kthy, “as Amerikes nuk i interesojne interesat e Kosoves dhe rrjedhimisht terhiqemi nga angazhimet tona te perditshme ne kete shtet.” Dhe kjo as qe do te thuhet me, vetem do te terhiqen heshturazi, ndersa Kurti le t’i bashkohet presidentit kolombian ne kritika per ShBA-ne.”