4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Zogaj paralajmëron krizë për kryeqytetin nëse s’votohet buxheti: Ka mbetur edhe pak kohë

- Advertisement -

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar për një krizë të mundshme buxhetore për kryeqytetin nëse buxheti i vitit 2025 nuk miratohet brenda afatit ligjor. Në një intervistë për Ekonomia Online, Zogaj ka theksuar se mos miratimi i buxhetit deri në dhjetor mund të çojë në mangësi të konsiderueshme financiare dhe madje të shkaktojë zgjedhje të parakohshme për Kuvendin Komunal.

“Është e saktë që kishim dy seanca të jashtëzakonshme për ta votuar buxhetin e vitit 2025, por të dy seancat dështuan në mungesë të kuorumit, sepse partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK lëshuan sallën dhe si rezultat e pamundësuan votimin e buxhetit. Tani jemi në muajin tetor dhe nëntor që janë muajt kyç për ta votuar buxheti, për ndryshe ne kemi kaluar në afatin shumë të rëndësishëm që ishte 30 shtatori i vitit 2024”.

“Kemi edhe pak kohë përpara për ta votuar buxhetin, por nëse nuk e votojmë deri në dhjetor atëherë veçse hymë në një krizë buxhetore të Prishtinës. I ka dy pasoja, i pari është humbim një pjesë të fondeve mundemi të vijmë deri tek ai vendim nga Ministria e Financave dhe e dyta nëse nuk votohet buxhetin edhe më tutje, atëherë mundet të shkoj asambleja në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Zogaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit