Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim të ri nga seanca e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se si subjekt politik, LDK nuk sheh sinjale pozitive për zgjidhje të shpejtë.
“Pa institucione, ne duhet të shqetësohemi çdo ditë. Kuvendi është pjesa kryesore që mbikëqyr qeverinë dhe krijon institucionet e reja,” u shpreh Zogaj, duke theksuar se kriza aktuale është serioze dhe kërkon përgjegjësi nga të gjitha palët politike.