13.8 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Zogaj: LDK në zgjedhje do të garojë vetëm me emrin e saj

- Advertisement -

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se në zgjedhjet e dhjetorit, kjo parti do të garojë vetëm me emrin e saj.

Sipas tij, nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

“Do të garojmë në zgjedhje me emrin tonë, LDK, nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Do të ketë një listë që është lista e LDK-së. Ata që duan të garojnë në këtë listë dhe të përkrahin programin tonë për zhvillimin e vendit, ejani të bashkëngjiteni”, tha Zogaj në emisionin Frontal

Ai gjithashtu konfirmoi se, përveç bashkëpunimit me Nismën, LDK është në bisedime edhe me grupe të tjera politike që kanë shprehur interesim për të garuar në zgjedhjet e radhës, duke sqaruar mundësinë e bashkëpunimit të ardhshëm me partitë e tjera.

Të ngjashme

Të fundit