7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Zogaj, Kurtit: Serbia po kalon, e ke bërë më të lehtë qarkullimin e mallrave serbe në Kosovë

- Advertisement -

Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë se, vetëm deri në tetor të vitit 2022, nën qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova ka importuar mbi 300 milionë euro mallra nga Serbia.

Ndërkohë, siç ka thënë Zogaj, Kurti poston në faqen e tij të Facebook-ut, mesazhe duke thënë se “Serbia nuk kalon”.

Tutje njohësi i politikës, i është drejtuar Kurtit duke thënë se, Serbia po kalon.

“Ne kohen qe po flasim, vetem deri ne tetor te vitit 2022, nen Qeverisjen e KM Kurtit dhe Vetevendosjes, Kosova ka importu mbi 300 million euro mallra nga Serbia. Ne nderkohe, KM Kurti poston ne fb e tij masazhe ”Serbia nuk kalon.” Serbia po kalon kryeminister, madje nen qeverisjen tende, ku kishe premtuar reciprocitet. Jo qe s’po ua rrokullise me maunet me mallra nga Serbia, por ua ke bere me te lehte qarkullimin atyre ne Kosove”, ka thënë Zogaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit