9.6 C
New York
Monday, April 14, 2025

Buy now

Zogaj: Kurti kritikoi çmimin e ulët të energjisë, tani po realizon rritjen e tij

- Advertisement -

Analisti Petrit Zogaj, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, ku shton se Kurti kritikoi çmimin e ulët të energjisë, tani po realizon rritjen e tij.

Zogaj thotë se qeveria Kurti 3, ende pa e marrë mandatin nga Kuvendi realizoi premtimin qe e kishte dhënë për 4 vite rresht-rritjen e çmimit të energjisë.

Tutje ai shton se kur kryeministri në detyrë, thotë hapur dhe në vazhdimësi që rryma në Kosovë është e lirë, ai bën thirrje që rryma të shtrejntohet.“Qeveria Kurti 3, ende pa e marre mandatin nga Kuvendi realizoi premtimin qe e kishte dhene per 4 vite rresht-rritjen e cmimin e rrymes. Prej qe Kurti kishte ardhur ne pushtet kishte kritikuar cmimin e ulte te energjise elektrike ne Kosove. Kur kryeministri ne detyre, thote hapur dhe ne vazhdimesi qe rryma ne Kosove eshte e lire, ai ben thirrje qe rryma te shtrejtohet. Ndersa, e gjitha mbetet qe rregullatori ta implementon rritjen. Prandaj, e gjitha fushata kunder ZRRE-se ka qene edhe eshte gabim. Qeveria suksesshem e ka larguar presionin nga vetja-duke e ve ne fokus ZRRE, sikurse eshte ajo qe po e rrite cmimin, e jo kerkesa politike e Qeverise Kurti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit