Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Zogaj, ka thënë se sipas tij, kryeministri Albin Kurti, e ka kërkuar këtë tensionim të situatës në veri, pasi që ideja e tij, dhe presidentes Vjosa Osmanit, është që përmes tensionimit të situatës në veri ta bëjnë Serbinë të duket sikur është Rusia në Ballkan.
Tutje, ai ka thënë se, megjithatë, perëndimi nuk e sheh Serbinë si të tillë, dhe se, në anën tjetër perëndimi, BE-ja e SHBA-ja, kanë paralajmëruar Kurtin që në veri të tregojë kujdes.
“Kryeministri Kurti e ka kerkuar kete tensionim te situates ne veri. Ideja e KM Kurtit dhe presidentes Osmani eshte qe permes tensinimit te situates ne veri, me thene ne rrjetet diplomatike qe Serbia po e ben kete dhe se Serbia eshte Rusia ne Ballkan. Mirepo, per fatin e keq te tyre e te Kosoves, perendimi nuk po e sheh Serbine si te tille. Perendimi, BE e US po kane raporte korrekte me Serbine. Nderkohe qe, US e BE e kane paralajmeruar KM Kurti qe ne veri duhesh me pase kujdes, por ky i fundit ka nje plan tjeter. Tash duhet me e pa se si po i shkon”, ka thënë Zogaj.
Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158634799316968&id=571456967