13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zogaj: Kurti dje ia vodhi djalin Adem Jasharit, deshi t’ia vjedhë edhe kombëtaren Edi Ramës

- Advertisement -

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar rreth shkuarjes së kryeministrit Albin Kurti në Tiranë bashkë me Lulzim Jasharin për ta parë përballjen e Shqipërisë me Republikën Çeke.

Zogaj e ka quajtur Kurtin si “lider mashtrues”. Ai ka shkruar se Kurti të enjten bëri përpjekje për t’ia vjedhë kryeministrit të Shqipërisë kombëtaren, ndërkohë që sipas Zogajt, Kurti e “kishte vjedhur djalin e Adem Jasharit”.

Analisti kosovar ka thënë se mbase dikush nga kabineti i Kurtit ka pasur pritje se mund të brohoritet emri i Kurtit më shumë se kënga “Mora fjalë”.

Zogaj thotë se Kurti megjithatë dështoi “t’ia vjedh kombëtaren” Edi Ramës, ndërkohë që sipas tij “djali i Adem Jasharit mbetet i vjedhur” për arsye finaciare ose politike.

Reagimi i plotë i Zogajt:

Lideret mashtrues lexohen lehte. Qe psh, Kurti dje, ne perpjekje me ia vjedhe kombetaren Edi Rames, paraprakisht e kishte vjedhur djalin e Adem Jasharit. Ne mendjen e tij, ose edhe te ndonje kasneci te kabinetit te tij, dje ne Air Albania eshte pritur qe me shume sesa kenga Mora Fjale, te brohoritet emri i Kurtit dhe keshtu ”t’i jepet nje goditje e forte Edi Rames.” Por sic duket, mbeti vjedhje ne tentative kjo.

Nderkohe qe, djali i Adem Jasharit mbetet i vjedhur, per kush e di se cfare arsye, qofshin ato financiare apo politike.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159289547431968&id=571456967&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit