21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Zogaj: Jemi të bindur që Kosova në pranverë do të shkojë në zgjedhje

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me krizën politike, ka thënë se LDK është e bindur që Kosova do të shkoj në zgjedhje në pranverë.

Ai shtoi se mekanizmat politike të partive politike janë dhënja e kontributit në komisione parlamentare, dhe në foltore të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të bindur që vendi në pranverë do të shkojë në zgjedhje. Ne do të jemi në vendin tonë, në Kuvendin e Kosovës, në opozitë me një grup parlamentar prej 20 deputetësh. Do jemi në vendin e punës në komisione në qoftë se arrijn me u kriju ky Kuvend. Me dhënë kontributin tonë në komisione parlamentare, në foltore të Kuvendit të Kosovës, këto janë mekanizmat politik të partive politike”, tha deputeti i LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit