14.6 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Zogaj ironizon me partinë në pushtet: LVV-ja nuk ka premtuar rrymë 24/7 në zgjedhjet e fundit

- Advertisement -

Duke e rikujtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kohë më parë kishte thënë se nuk ka premtuar njohje dhe liberalizim të vizave, Zogaj ka ironizuar duke thënë se Kurti nuk ka premtuar as rrymë 24\7.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se në zgjedhjet e vitit 2021 Kurti kishte premtuar punë dhe drejtësi.

“Tek e fundit LV nuk kishte premtuar rryme 24/7 me 2021. Premtimin per “pune dhe drejtesi” e kishte ne qender dhe sic dihet tashme, keto dy premtime jane permbushur 😛 Rrymen ne mandatin tjeter nen sloganin “Krejt ne terr.””, ka shkruar Zogaj.

Të ngjashme

Të fundit