8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zogaj ironizon me ministrin Murati: Vjet thanë që Kosova po bëhet si Kroacia, sivjet si Gjermania

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj e ka komentuar analizën e ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili bëri një krahasim mes pakos së Ringjalljes Ekonomike që e ndajti Qeveria dje dhe pakos së Gjermanisë për qytetarët, shkruan Periskopi.

Zogaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me Muratin, duke thënë se Qeveria Kurti ” vjet thanë se Kosova po bëhet si Kroacia e sivjet po thonë si Gjermania”.

“Nderkohe, ministrat qe heqin kapela per njeri-tjetrin kane lene mijera punetore pa rroga te gushtit dhe gjithe Kosoven pa rryme. Njejte sikur ne Gjermani, rryme s’ka e edhe punetoret pa rroga te gushtit”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kujtojmë se ministri Murati përmes një postimi u mundua t’i bind qytetarët se Kosova po ofron ndihmë për ta më shumë se Gjermania qytetarëve të saj.

Krahasimi i tij vie menjëherë pasi Gjermani sot ka ndarë pakon e tretë për qytetarët duke iu dalur në ndihmë që ta përballojnë rritjen e inflacionit.

Ndërsa Qeveria Kurti për qytetarët e vendit ka ndarë pakon e dytë, por e cila ka marr kritika mjaftë shumë pasi kjo nuk mjafton dhe po konsiderohet si një “lëmoshë” për popullin.

Vjet thane qe Kosova po behet sikur Kroacia. Sivjet po thojne qe po behemi sikur Gjermania. Nderkohe, ministrat qe heqin…

Posted by Petrit Zogaj on Sunday, September 4, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit