Analisti Petrit Zogaj, i është përgjigjur ashpër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sot tha se çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015.
Zogaj përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Bislimit duke e pyetur se a duhet t’i harrojnë militantet premtimet e LVV-së, të cilët kanë thënë se marrëveshjet e mëhershme kanë qenë të dëmshme dhe se duhet çasje e re në dialogun me Serbinë.
“Marrëveshjet për energji më 2013-2015 janë arritur nga Thaçi dhe Mustafa si KM. Profa po thotë asnjë presje s’i ndryshojme. D.m.th. nuk paskan qenë të dëmshme ato marreveshje a?”, shkruan Zogaj.
Postimi i plotë:
Marreveshjet per energji me 2013-2015 jane arritur nga Thaci dhe Mustafa si KM. Profa po thote asnje presje s’i ndryshojme. Dmth nuk paskan qene te demshme ato marreveshje a? Dmth nuk duhet qasje tjeter ne dialogun me Serbi a? Dmth ju po i vazhdoni punet e njejta?
Po ato mashtrimet elektorale qe duhet ndryshuar qasja ne dialog, se politika e vjeter ka nenshkru marreveshje te demshme dhe se kur te vijme ne ne pushtet do t’i ndryshojme ato, militantet e shkrete duhet me i harru a? Te shkretit ata qe nuk kane pare gje akoma 🙈