6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Zogaj i kundërpërgjigjet Muratit: Asnjë cent shtesë nuk e keni ndarë për Prishtinën

- Advertisement -

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me buxhetin, duke e quajtur manipulues.

Murati më herët deklaroi që Komuna e Prishtinës ka marrë shumë buxhet nga Qeveria, por se u takon atyre ta kryejnë punën.

Zogaj në anën tjetër, u kundërpërgjigj duke thënë se Qeveria s’e ka ndarë asnë cent shtesë për kryeqytetin, pos asaj që i takon me ligj.

“Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht!” – ka shkruar ai.

Veç kësaj, Zogaj ka kërkuar nga ministri të tregojë një projekt ku Qeveria ka marrë vendim për të investuar në Prishtinë.

“Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi!” – ka thënë ai në fund.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit