Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar gjuhën e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili i quajti mediat ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se ‘gjuha e presidentes ndaj medias, gazetareve apo edhe ndaj kujtdo qe nuk mendon si presidentja (nëse ajo vërtetë mendon) është zgjatim i gjuhës të burrit të saj’.
Postimi i plotë:
Duhesh me qene goxha optimist qe me i kerku presidentes me u distancu nga sulmi qe ben burri i saj ndaj medias dhe gazetareve. Gjuha e presidentes ndaj medias, gazetareve apo edhe ndaj kujtdo qe nuk mendon si presidentja (nese ajo vertete mendon) eshte zgjatim i gjuhes te burri te saj. Keto dy figura komike, por qe kane shume pushtet, pa dyshim qe ia redaktojne statusat njeri-tjetrit para se me i postu ne facebook. Ky eshte rezultati i revolucionit te 14 shkrutit.