Analisti i politikës, Petrit Zogaj, ka ironizuar duke thënë se nëse kryeministri, Albin Kurti vazhdon të qeveris në këtë formë, do ta arrijmë Kroacinë shpejt.
Zogaj këtë shkrim e lidh me reduktimet e energjisë elektrike si dhe me kërcënimet e qeverisë ndaj grevistëve e mësimdhënësve.
Ai ka thënë se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po të ishte opozitar në Kosovë, do ta quante Albin Kurti, “Albin Kriza”.
“Albin Kriza, keshtu kishte me e quajt Sali Berisha, sikur ky te ishte opozitar ne Kosove. Nese vazhdon keshtu me kriza, do ta arrijme Kroacine shpejt”, ka shkruar ai.