-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Zmbrapset Rusia, ushtria ukrainase çliron edhe një zonë tjetër

- Advertisement -

“Ushtarët tanë kryen një kundërsulm të suksesshëm në Lugansk dhe forcat armike u zmbrapsën disa kilometra. Fshati Gremiaç në provincën e Çernigovit u çlirua nga pushtuesit rusë”, deklaroi Ministria përmes një deklarate të shkruar, transmeton Insajderi.

Deklarata gjithashtu raportoi se forcat speciale ukrainase kapën disa sisteme të mbrojtjes ajrore në gjendje funksionale nga forcat ruse.

Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës dha informacione për humbjet e ushtrisë ruse midis 24 shkurtit dhe 8 prillit.

“Rreth 19.000 ushtarë të njësive ruse që sulmuan Ukrainën u vranë. Po ashtu 150 avionë, 135 helikopterë, 700 tanke, 1.891 mjete të blinduara, 333 armë të rënda, 108 sisteme raketahedhës dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore të rusëve u shkatërruan”, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase duke shtuar se forcat ruse humbën po ashtu 1.361 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 autobote karburanti dhe 112 dronë.

Kurse zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, informoi se 4.676 civilë u evakuuan të enjten në zona të sigurta përmes korridoreve të ndihmës humanitare.

Pasi vuri në pah se 3.256 civilë nga Mariupoli dhe Berdiansku, provinca ukrainase nën bllokadën e forcave ruse, kaluan në Zaporizhie me autobusë dhe makina private, Iryna Vereshchuk tha edhe se 1.420 njerëz nga qytete të ndryshme të provincës së Luhanskut mbërritën në zonat e sigurta.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i sulmeve ndaj qendrave shëndetësore në Ukrainë, ku vazhdojnë sulmet e Rusisë vazhdojnë që prej 24 shkurtit (2022), ka shkuar në mbi 100.

OBSH-ja raportoi përmes një komunikate me shkrim se qendrat shëndetësore kanë qenë në shënjestër të 103 sulmeve ruse që nga fillimi i luftës, 89 prej të cilave kanë prekur objektet shëndetësore dhe 13 autoambulancat ose mjetet e transportit mjekësor./Insajderi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit