26.2 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

ZKA: ZRrE nuk e ka kryer monitorimin efektiv të Fondit

- Advertisement -

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes raportit auditiv “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë” për periudhën 2017-2024, bën të ditur se raporti vlerësoi efikasitetin e menaxhimit të këtij fondi nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregu (KOSTT) si dhe mbikëqyrjen nga Ministria e Ekonomisë (ME) për zbatimin e masave për burimet e ripërtërishme të energjisë.

Nga ZKA kanë bërë të ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka kryer monitorimin efektiv të Fondit, transmeton klankosova.tv.

Tutje, njoftojnë se edhe Ministria e Ekonomisë nuk ka bërë monitorim të mjaftueshëm të zbatimit të politikave të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe arritjen e caqeve të vendosur para vitit 2020.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) nuk kishte arritur të menaxhojë Fondin në mënyrë efikase. Janë identifikuar mangësi gjatë fazës testuese të prodhueseve të burimeve të ripërtërishme të energjisë, në procesin e organizimit të shitblerjes së energjisë së ripërtërishme si dhe në realizimin e të hyrave për Fondin”.

“Auditimi ka evidentuar mangësi gjatë fazës testuese dhe certifikimit të prodhueseve të energjisë së ripërtërishme nga KOSTT. Nuk ishin siguruar garancitë financiare për furnizuesit dhe as për prodhuesit e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Në procesin e shitblerjes së kësaj energjie është identifikuar nivel i lartë i jo balancave, gjithashtu nuk kishte mekanizma efektiv për minimizimin e këtyre jo balancave të cilat shkaktojnë kosto shtesë për Fondin”.

Ndryshe, me qëllim të rritjes së efikasitetit në menaxhimin dhe funksionimin e Fondit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë nëntë rekomandime.

Të ngjashme

Të fundit