Home Lajme ZKA-ja ka deponuar 300 raste në Prokurori nga viti 2018 – Spanca: S’kemi marrë përgjigje

ZKA-ja ka deponuar 300 raste në Prokurori nga viti 2018 – Spanca: S’kemi marrë përgjigje

0
ZKA-ja ka deponuar 300 raste në Prokurori nga viti 2018 – Spanca: S’kemi marrë përgjigje

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka konfirmuar se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZKA) ka deponuar rreth 300 raste potenciale në Prokurori të Shtetit që nga viti 2018, prej tyre 51 raste me elemente potenciale të veprave penale.

Për këto raste ajo shtoi në një intervistë për EO se nuk kanë evidencë se sa prej tyre janë në procese gjyqësore, pasi që sipas Spancës mekanizmi kthyes nga Prokurori i Shtetit nuk është funksional.

“Nga 2018 deri në 2022 në total kemi dërguar diku 300 raste më elemente potenciale të veprave penale tek prokurori i shtetit, vetëm për 2022 kemi dërguar 51 raste me elemente potenciale të veprave penale. Ne kemi lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit më Prokurorin e Shtetit me qëllim që të marrin një informatë kthyese të shohim se ku janë rastet të cilat i kemi dërguar te Prokurori i Shtetit por që ende ky mekanizëm nuk është duke funksionuar si duhet dhe nuk kemi marrë informata kthyese”.

Exit mobile version