23.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

ZKA-ja dërgoi 11 raste në Prokurori të Shtetit për parregullsi

- Advertisement -

Zyra Kombëtare e Auditimit deri në qershor të këtij viti drejtoi informacion në Prokurorinë e Shtetit për gjithsej 11 raste, që lidhen me parregullsi të evidentuara në kuadër të katër raporteve të auditimit të performancës.

Këto raste janë gjatë sezoneve të auditimit në vitet 2024 dhe 2025.

Të dhënat i bëri të ditura Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në konferencë për media.

“Nga 96 raportet e publikuara, 49 janë të nivelit qendror, 38 nivelit lokal/komuna si dhe nëntë (9) të ndërmarrjeve publike.
Në këto raporte janë dhënë 42 opinione të pamodifikuara: të pastra (34 të nivelit qendror, shtatë lokal si dhe një për ndërmarrje publike Telekomi.
Po ashtu janë dhënë 50 opinione të kualifikuara – jo të mira (15 niveli qendror, 31 komuna si dhe katër (4) për NP), si dhe katër (4) NP kanë opinion të kundërt – Trepça, KRU Hidrodrini, NP Uniteti – Mitrovicë dhe Termokosi”, tha Spanca.

 

Ajo vuri në dukje për të gjitha këto auditime kanë dhënë gjithsej 765 rekomandime, prej të cilave numri më i madh është dhënë për nivelin lokal 413 rekomandime, për nivelin qendror 194, si dhe për ndërmarrje publike janë dhënë 158 sosh.

“Nga numri i përgjithshëm i rekomandimeve, 366 prej tyre janë të reja, 353 jenë rekomandime të përsëritura, si dhe 46 janë rekomandime pjesërisht të përsëritura.

Pavarësisht rekomandimeve të dhëna, komunikimeve të vazhdueshme me të gjitha nivelet e organizatave buxhetore të audituara, pastaj mbajtjes së takimit me Kryetarët e komunave, me DEMOS, OSBE, rezultatet e auditimit tregojnë se; cilësia e raportimit financiar dhe ekzekutimit të buxhetit ende nuk është e mirë.

Në raport me vitin e kaluar kjo cilësi është përkeqësuar më tej, sidomos tek niveli lokal ku në vitin 2023 janë dhënë 23 opinione të kualifikuara, përderisa në vitin 2024 janë dhënë 31 opinione të kualifikuara për komuna”, tha Spanca.

Të ngjashme

Të fundit