28.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

“Zjerm” e Shkodrës Elektronike “ndez” Bazelin

- Advertisement -

Në një atmosferë elektrizuese në arenën St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike e ka përmbyllur me stil pjesën e performancave në natën finale të Eurovision Song Contest 2025.

 

Me këngën “Zjerm”, përfaqësuesit e Shqipërisë u ngjitën në skenë të fundit dhe mbyllën programin garues me një performancë të fuqishme dhe të veçantë.

Performanca e tyre u karakterizua nga një kombinim unik i muzikës elektronike me motive tradicionale, duke sjellë një identitet të dallueshëm që ka tërhequr vëmendjen e publikut evropian që nga prezantimi i parë. Skena u shndërrua në një shpërthim ngjyrash kuqezi, ritmesh dhe emocionesh, që përforcoi edhe më shumë mesazhin artistik dhe simbolik të këngës “Zjerm”. /RTK/

Të ngjashme

Të fundit