12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Zjarri përfshin disa lokale te tregu i gjelbër, Policia jep detaje

- Advertisement -

Zjarri që përfshiu disa lokale te tregu i gjelbër, ka nisur herët në mëngjesin e sotëm, raporton Ekonomia Online.

Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale.

Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Ekonomia Online se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha ajo.

Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.

‘Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit