Para disa orëve, ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, ku një numër i caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike.
KEDS njofton se janë duke punuar në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihen shkaqet që shkaktoi zjarrin.
Tutje ata thonë se ekipet e tyre janë duke punuar që energjia elektrike të kthehet sa më shpejtë në normalitet.
Të nderuar konsumatorë,
Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë.
Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.
Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes.”- ka njoftuar KEDS.