15.7 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Zjarri në fabrikën e plastikës në Drenas ende nuk është fikur, pamje nga vendi i ngjarjes

- Advertisement -

Zjarri në fabrikën e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas ende nuk është fikur.

Lidhur me rastin, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ka ngritur shtabin emergjent. Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë edhe njësitet e zjarrfikësve nga Malisheva, Lipjani, Prishtina e Skënderaj.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

Pamjet jane siguruar nga GazetaExpress:

 

Të ngjashme

Të fundit