4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Zjarri në ETC, Egzon Kelmendi fton organet përgjegjëse që me urgjencë të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën

- Advertisement -

Kandidati për deputet i AAK, Egzon Kelmendi, që është njëkohësisht edhe djali i pronarit të Elkos, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas djegies së ETC në Suharekë, duke thênë se kjo mundësinë për investime në zhvillim dhe ndërton imazh të keq edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, raporton Scanner.

Duke e quajtu lajm të mirë, që nuk ka pësuar askush, ai ka ftuar organet përgjegjëse, që me urgjencë të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën.

Postimi i plotë:

Zjarri i sotëm në ETC- Suharekë, një ngjarje kjo recidive në kompaninë tonë, dëmton rëndë mundësinë për investime në zhvillim dhe ndërton imazh të keq edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Lajmi i mirë qëndron se nuk kemi pësuar në njerëz, ndërsa dëmet milionëshe, do të punojmë fort për ti rikoperuar.

Ftojë organet përgjegjëse, që me urgjencë të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën.

Reagimi institucional nuk është mirë të mungojë, meqë këtu po plagoset rëndë ekonomia vendore, me ndikim të drejtpërdrejt edhe tek të punësuarit dhe konsumatorët!

Do të ja dalim!

EK

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit