13.3 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Zjarri në diskotekë, drejtoresha e spitalit të Koçanit: Viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç, shumë prej tyre vdiqën në vendngjarje

- Advertisement -

Drejtoresha e spitalit të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Kristina Serafimova mbajti një konferencë për media ku foli për të paktën 50 viktimat viktimat dhe të lënduarit nga zjarri në një klub nate.

Ajo tha një numër i madh i viktimave kishin vdekur në vendngjarje.

Serafimova tha se nuk mund ta thonë numrin e të vdekurve, por shtoi se viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç dhe se janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani.

“Kemi pranuar 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup. Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur. Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç”, tha Serafimova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit