Home Lajme Zjarri kaplon një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Zjarri kaplon një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

0
Zjarri kaplon një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një zjarr ka shpërthyer sot në një lokal në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, si pasojë e të cilit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi që ka kërkuar ndihmë mjekësore ka pasur probleme me frymëmarrje nga tymi.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version